Tarifat
Si llogariten tarifat e angazhimit
Tarifat më poshtë janë orientuese. Çmimi përfundimtar varet nga madhësia e pikës, numri i lokacioneve që do të dokumentohen dhe udhëtimet jashtë Beratit.
| Konsultimi | Çfarë përfshihet | Bazë çmimi |
|---|---|---|
| Vlerësim gatishmërie | Vizita në vend, intervista me stafin, raport me prioritetet e 90 ditëve | Nga 1 200 € për një pikë me deri në 15 punonjës |
| Standarde të markës | Dokument pamjeje, shërbimi dhe materialesh; checklistë hapjeje | Nga 900 € ose tarifë ditore 280 € |
| Manual operativ | Proceset e përditshme, furnitorët, trajnimi i menaxherit | Nga 1 800 € sipas kompleksitetit të shërbimit |
| Plan teritoresh | Hartë qytetesh, kritere për marrës franchize, skicë tarife franchize | Nga 750 € për një rajon |
| Ditë këshillimi në vend | Mbështetje për një çështje specifike (p.sh. trajnim hapjeje) | 280 € / ditë + shpenzime udhëtimi jashtë Beratit |
Depozita. Për angazhime mbi 1 000 € kërkohet depozitë 30% për të rezervuar datat e vizitave. Pjesa e mbetur paguhet sipas fazave të punës. Tarifat janë informative; nuk ofrojmë pagesë online në këtë faqe.
Faktorët që ndikojnë ofertën
Një kafene me dy turne dhe menu të shkurtër kërkon më pak kohë se një dyqan me magazinë, laborator dhe shërbim në shtëpi. Në ofertë përfshijmë edhe kohën e rishikimeve me ju.
- Numri i pikave që duhen vëzhguar
- Nëse ekziston tashmë ndonjë dokumentacion i brendshëm
- Nevoja për përkthim ose materiale shtypjeje
- Afati i dëshiruar përpara se të flisni me kandidatë