Historia e klientëve

Çfarë ndodh kur marka matet para zgjerimit

Këto janë përvoja reale të bashkëpunimit — me rezultate dhe me rezerva. Emrat e biznesit janë përdorur me pëlqim.

«Vlerësimi zgjati tre javë sepse kishim dy lokacione me orare të ndryshme. Raporti tregoi se në Fier mungonte checklista e mbylljes së natës — diçka që e dija, por nuk e kisha shkruar. E vonova hapjen e franchizës me katër muaj. Në retrospektivë, do të kisha dashur që ata të ishin më të shpejtë me draftin e parë, por cilësia e shënimeve kompensoi pritjen.»

— Arben K., furrë buke artizanale, Fier — Vlerësim gatishmërie

«Standartet e markës na ndihmuan të refuzonim një kandidat që donte të ndryshonte ngjyrat e ambientit. Pa ato rregulla do të kisha thënë ‘po’ nga ngutja.»

— Mirela H., dyqan çaji, Tiranë

«Manuali ishte i gjatë, por stafi e përdori faqen e ‘hapjes së dyqanit’ çdo mëngjes. Kjo më lejoi të qëndroja në Vlorë kur u hap pika në Sarandë.»

— Elira M., salon bukurie, Vlorë

«Plani i teritorit na bindi të mos hapnim njëkohësisht në dy qytete. U fokusuam te Durrësi dhe gjetëm marrës që njihte tregun e plazhit.»

— Gentian P., shërbim larjeje auto, Berat

«Takimi i parë në dyqan zgjati më shumë se sa prisja. Nuk ishte prezantim — ishte pyetje për faturat e miellit dhe orarin e turneve. Më vonë kuptova pse.»

— Donika S., pasticeri, Elbasan

Rast i zgjeruar: nga një kafene në Berat te pika e dytë në Lushnje

Ambient kafeneje lokale gjatë orës së pikut

Një kafene familjare në Berat kishte kërkesa nga miqtë për të hapur një degë. Pronarët erdhën te ne për vlerësim gatishmërie. Gjetëm se recetat e ëmbëlsirave ishin vetëm në kujtesën e kuzhinieres dhe se furnitori i qumështit ndryshonte sipas çmimit javor.

Punuan tre muaj për të fiksuar furnitorët dhe për të shkruar manualin e shkurtër të barit. Pastaj planifikuam teritorin: Lushnje u zgjodh sepse kishte trafik të qëndrueshëm javor dhe një kandidat që kishte punuar më parë si kamerier në pikën e Beratit. Franchiza u hap në nëntor; tre muaj më vonë stafi i ri përdorte të njëjtën checklistë mëngjesi.